Google ADS

Ismet Munishi shkarkohet nga Ballkani

15:20 | 23 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ballkani e ka shkarkuar nga detyra e trajnerit Ismet Munishin.

Burime të medias bëjnë të ditur se presidenti Arsim Kabashi pak minuta më parë ka zhvilluar një takim me Munishin ku e ka njoftuar me vendimin e klubit.

18 muaj zgjati aventura e tij si trajner te Ballkani, por nuk arriti të fitonte ndonjë trofe.

Sivjet, edicionin vjeshtor të Superligës e mbylli në vendin e dytë.

Në ndeshjen e fundit ndaj Gjilanit, Ballkani pësoi disfatë 0-4, që ishte më e thella për ta në 20 vjetët e fundit në elitë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme