Rrëfehet Hamilton pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, tregon kohët e vështira që i ka kaluar

15:02 | 23 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kampioni i botës në Formula 1, Luis Hamilton rezultoi pozitiv 3 javë më parë në testin e bërë për COVID-19, duke humbur kështu garën e Bahreinit datën e 6 dhjetorit.

Mungesën e tij e zëvendësoi piloti i ri George Russell. Edhe pse tashmë është i shëruar plotësisht nga ky virus, anglezi ka deklaruar se kjo sëmundje nuk ishte aspak e lehtë.

Në rrjetin social Instagram, Hamiltoni pësoi një foto ku u shpreh se si pasojë e COVID-19 kishte rënë shumë në peshë.

“Kam humbur 6 kg 2 muajt e fundit, 4 ishin si pasojë e COVID-19. Kam humbur shumë masë muskulore. Jam duke u stërvitur me pak forcë, nuk është argëtuese. Jam i vendosur ta rikthej forcën time prapë dhe do të jem aty ku isha 100%. Pa dhimbje nuk ka fitim”, u shpreh Luis Hamilton.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme