Google ADS

Deputeti akuzon Vjosën se nuk i ka qëndruar besnike kauzës së LDK-së

13:28 | 23 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi në një postim për 31 vjetorin e LDK-së, ka shkruar se kjo parti ka ideale dhe kuadro të larta, ndër të tjera.

Në këtë postimi Bislimi është pyetur nga qytetarët edhe për gjendjen ne parti dhe largimin e Vjosa Osmanit, shkruan arbresh.info.

Deputeti i LDK-së, duke biseduar në komente me qytetarin ka dhen sqarimet e tij pse është larguar Osmani nga LDK-ja, dhe si sipas tij duhet të reflektojë kjo parti.

Bislimi ka thënë se partia nuk ndihmohet nga jashtë por duke qëndruar në parti.

Ky është komenti i qytetarit pa ndërhyrje:

Faton, te kam perkrah se kam mendu qe je krah i Vjosa Osmanit dhe brezit qe mund ta rikthejnë LDK-në e kurr i Isa Mustafes dhe Agim Veliut.

Andaj, zgjedhjet do tregojnë shumëçka!

Derisa kjo ishte përgjigjja e Faton Bislimit.

Për më shumë këto janë sqarimet në mes deputetit dhe qytetarit:

Nuk po të kuptoj si ndihmohet LDK-ja nga jashtë LDK-së! Jo, I nderuar z. Krasniqi, LDK ndihmohet nga brenda, duke i qëndruar besnik kauzës së misionit të saj fisnik, përkundër çdo sfide! Prandaj ka kohë që po kërkoj që LDK të reflektojë e të ribrendohet politikisht përmes kohezionit të brendshëm dhe marrje të përgjegjësisë! Kjo është formula për rikthim të LDK-së dhe jo vasaliteti ndaj cilitdo individ! Të fala!

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme