Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqet”, ka ndihmuar 23 familjet me dru për ngrohje.
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” në Dragash po vazhdon me aksione humanitare në prag të stinës së dimrit për t’iu dalë në ndihmë të gjithë familjeve në nevojë, transmeton arbresh.info.
Në kuadër të kësaj iniciative “Bereqeti” ka filluar shpërndarjen e druve për ngrohje për 23 familje nevojtare me nga tri metra dru.
Këshilli i Bashkësisë Islame të Dragashit së bashku me degën e “Bereqeti” në bashkëpunim me z.Burim Pirajn, pronar i SH.P.K Meka, kanë ndërmarrë këtë iniciativë për t’iu dalë në ndihmë të gjitha familjeve në nevojë për ngrohje gjatë stinës së dimrit.
Ky aksion humanitar është në vlerë të 3 mijë e 560 eurove të cilat z.Piraj pas aplikimit të tërheqjes së kursimeve prej 10% nga trusti ka vendosur t’i destinoj për bamirësi përmes Shoqatës Humanitare “Bereqeti” e cila mbetet e hapur për të gjithë donatorët që duan të jenë të përkrah familjeve nevojtare.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash së bashku me degën e “Bereqetit” në këtë komunë, falënderojnë donatorin duke lutur Allahun e Madhëruar që t’ia pranojë këtë vepër të mirë donatorit dhe të shpërblejë në këtë botë dhe në botën tjetër./Arbresh.info
Me kursimet e trustit donatori përmes “Bereqeti” ndihmon 23 familjet me dru për ngrohje
Shoqata Humanitare Bamirëse…
Posted by Shoqata Humanitare Bëmirëse Bereqeti on Saturday, 19 December 2020
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...