Në 31 vjetorin e themelimit Isa Mustafa iu është drejtuar anëtarësisë së saj, duke thënë se ditëlindja e LDK-së 1989 shënon lindjen e demokracisë në Ballkanin perëndimor dhe është subjekti i parë jo komunist në këtë pjesë.
Ai tutje duke folur për pandeminë Covid-19, ka falënderuar të gjitha ata që janë angazhuar maksimalisht gjatë kësaj periudhe, si mjekët, policitë dhe të gjithë akterët e tjerë në menaxhimin sa më të mirë të situatës.
Ai ka thënë se ndonëse ngadalë dhe me shumë mundim falë angazhimit të Ibrahim Rugovës, karizmës së tij, çështja e Kosovës u ndërkombëtarizua.
LDK gjatë luftës ka thënë tutje Mustafa, pësoi humbje të shumë njerëzve të saj, shumë pjesëtar të saj tha ai iu bashkuan luftës për lirinë e atdheut.
Riorganizimi i LDK-së, pas luftës ishte shumë i vështirë theksoi tutje Mustafa, pasi që asaj iu vranë shumë veprimtar politik, por se ajo prapë doli fitimtare duke ngadhënjyer në zgjedhjet e para të pasluftës.
“Ne kemi ofertën më të mirë, se do të dalim parti e parë. LDK ka ndryshuar pozicionin e Kosovës në LDK do të angazhohet me tërë kapacitet e saj për integrimin e Kosovës dhe me miqësi përhershme.LDK shkollë e mendimit unik demokratik, LDK do të vazhdoj ta ruaj me urtësi frymën e saj tradicionale, të paqes dashurisë dhe humanizmit, ashtu siç e kanë konceptuar që në fillimin e saj inltektualët e saj, Gandi i Kosoëvs, doktor Ibrahim Rugova”, tha Mustafa.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...