Juventus ka pësuar një humbje turpëruese dje në “Allianz” ndaj Fiorentinës me rezultatin 0:3.
Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka reaguar pas asaj humbje, ku ka theksuar se tashmë ai dhe bashkëlojtarët do të kthehen më të fortë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ja reagimi i tij:
“Dje, me një performancë të dobët dhe një rezultat aspak të pranueshëm, ne i mbyllëm lojërat tona të planifikuara për vitin 2020, një vit i veçantë në shumë mënyra të veçanta.
Stadiume boshe, protokolle të COVID, lojëra të shtyra, ndalesa të gjata dhe një kalendar shumë të ngushtë. Por kjo nuk është justifikim për asgjë.
Ne e dimë që duhet të japim më shumë nga vetja, në mënyrë që të luajmë më mirë dhe të fitojmë në një mënyrë më të qëndrueshme.
Ne jemi Juventus! Dhe thjesht nuk mund të pranojmë asgjë më pak se përsosmërinë në fushë!
Shpresoj që ky ndalesë e shkurtër të mund të na ndihmojë të kthehemi më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë, sepse sezoni është ende larg nga e kaluara dhe në fund ne besojmë se, edhe një herë, do të festojmë me tifozët tonë. Besoni në ne, besojini ekipit tonë aq sa ju besojmë juve! Fino Alla Fine”, ka shkruar Ronaldo.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...