Arsenali është zhgënjimi i madh i kësaj pjese të parë të kampionatit anglez dhe po shikon në tregun e transferimeve të janarit për t’u përpjekur të ndryshojë kursin.
Humbjet e një pas njëshme dhe pozita aktuale në tabelë (vetëm 4 pikë larg zonës së kuqe), dhe eliminimi i mbrëmshëm nga EFL Cup, bëri që zyrtarët e klubit të kërkojnë përforcime jo shumë të shtrenjta pasi edhe kriza e madhe financiare e limiton investimin sidomos gjatë afatit dimëror, përcjell Korneri.net
Sipas mediave angleze, Arteta po e fton mesfushorin danez Christian Eriksen, të cilin e sheh si përforcim të madh dhe një ndihmë në lojën e skuadrës së tij që e ka humbur identitetin.
Inter nuk dihet a është i gatshëm të negociojë për një çmim më të vogël se 20-25 milionë, andaj londinezët duhet t’i bëjnë mirë llogaritë e tyre./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...