Policia e Kukësit në bashkëpunim me Interpol Tirana, ka arrestuar një shtetas të Kosovës, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Bosnjë e Hercegovinës.
“Shtetasi A. K. u ndalua në hyrje të pikës së kalimit kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Sarajevo, Bosnjë e Hercegovina“, njofton policia.
Arrestimi provizor i 39-vjeçarit, me qëllim ekstradimi.
“NCB Sarajevo, Bosnjë e Hercegovinë, ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, për veprën penale: “Ryshfet-korrupsion”, parashikuar nga Kodi Penal i Bosnjë e Hercegovinës”, vijon njoftimi i policisë në Kukës.
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...