Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, ka thënë se deri me tani nuk është diskutuar asnjë emër për kryeministër si i propozuar nga LDK.
I pari i LDK-së, për emrat që po diskutohen si kandiat të mundshëm për kryeministër nga kjo parti, ka thënë se nuk janë diskutuar.
Mustafa ka thënë se tek pas shpërbërjes së Kuvendit do të diskutohet emiri i kandidatit për kryeministër, raporton Arbresh.info.
“Ende nuk është bërë dekreti i vendimit të Gjykatës. Ne presim që njëherë në Kuvend të miratohet buxheti për 2021 e pastaj pas dekretit të vendimit të Kushtetutës ne si parti do të ulemi e do të diskutojmë për emrin e kandidatit për kryeministër. Nuk do të ketë plotësim dëshirash për emrin por do të zgjedhin atë i cili meriton”. Këto komente i pari LDK-së i bëri pas homazheve të varri i Presidenti historik Ibrahim Rugova më rastin e 31 vjetorit të themelimit të kësaj partie./arbresh.info/
Kujtojmë, që Lutfi Hazri e Kujtim Shala janë përmendura si kandidat për kryeministër nga LDK-ja.
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë