Google ADS

Arrestohen dy persona në Ferizaj, sulmuan njëri-tjetrin

10:13 | 23 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Policia ka arrestuar dy persona në Ferizaj pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri tjetrin në kafiteri.

Në raportin e Policisë thuhet se njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve, shkruan arbresh.info

Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Ferizaj 22.12.2020 – 20:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët pas një mosmarrëveshje brenda në një kafiteri kishin  goditë fizikisht njëri tjetrin. Si pasoj e rastit njëri prej të dyshuarve kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme