Detaje të reja për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla

09:48 | 23 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Gjatë ditës së djeshme në lagjen “Pejton” të Prishtinës është sulmuar gazetari Valon Syla.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se ai si pasoj e lëndimeve ka kërkuar tretman mjekësor, njofton arbresh.info

Ndërsa lidhur me rastin i dyshuari është paraqitur në stacion policor së bashku me avokatin e tij, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Viktima mashkull kosovar me profesion gazetar ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga një person i panjohur. Si pasoj e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin i dyshuari mashkull kosovar së bashku me avokatin e tij mbrojtës është paraqitë në stacion policor, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, gazetari Valon Syla është sulmuar dje për shkak të disa shkrimeve të tij që i kishe bërë për mërgatën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme