Ish-sulmuesi i Barcelonës, Rivaldo, duke folur për karrierën e tij, e pranoi se do të kishte dashur të bashkohej me Real Madridin. Rivaldo kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me Ronaldo “Fenomenin”, i cili dëshironte të luante së bashku me bashkëkombësin e tij edhe në nivel klubi, teksa në radhët e “Seleçaos” fituan Botërorin 2002.
“Nëse do të isha krah Ronaldos, te Real Madridi, do të formonim një dyshe e frikshme”, – tha Rivaldo për Betfair.
“Ne e treguam kur luajtëm me Brazilin. Po të kishim më shumë kohë për të zhvilluar atë kimi edhe në nivel klubi, do të ishim bërë edhe më vdekjeprurës. Mbrojtjet do të na kishin frikë, pa marrë parasysh për cilën skuadër do të luanim. Atë verë (të vitit 2002), Ronaldo nënshkroi për Real Madridin pasi “Los Blancos” u interesuan për mua, kështu që, nëse do të kishim arritur të bashkoheshim, do të kishte qenë diçka e pabesueshme.”
Rivaldo e ka të qartë se nëse do të ishte transferuar në Madrit, nuk do të kishin munguar kritikat nga kampi i Barcelonës, sikurse ndodhi me Luis Figon.
“Kurrë nuk do ta kisha refuzuar Real Madrid vetëm sepse kam luajtur për Barcelona, edhe pse kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Barcelonën dhe ata do të jenë gjithmonë klubi im në Europë,” – tha Rivaldo. – “E di mirë se, nëse do të kisha nënshkruar për Real Madridin, do të kishte qenë një rast i ngjashëm me atë të Figos, por në fund të fundit nuk ndodhi”.
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...