Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani në një intervistë për Alsat, deklaroi se autoritetet shëndetësore në vend presin që në janar në të arrijnë vaksinat e para kundër Covid-19.
Ai tha se është biseduar me disa vende, të cilat mund të sigurojnë vaksinat për Maqedoninë e Veriut.
“Shpresat janë që në janar, pas takimit të fundit që pati ministri i Shëndetësisë në Bullgari tash ditën e sotme. Shpresat janë që në janar do të vijnë dozat e para të vaksinës. Në të njëjtën kohët është biseduar edhe me Greqinë edhe me Poloninë, vende të cilat mund të na sigurojnë vaksina”, deklaroi Hasani.
I pyetur nëse vaksina është e sigurt, ai i siguroi qytetarët se vaksina anti-covid është e sigurt dhe se paraqet fjalën e fundit të teknologjisë në mjekësi.
“Unë jo që besoj, unë jam i bindur se vaksina do të jetë efektive. Bëhet fjalë për një teknologji që për herë të parë është zbatuar në dy nga tre vaksinat të cilat presim që të zbatohen. Për herët të parë prodhohen këso vaksina në të cilat është zbrazur e gjithë dija e gjithë shkenca të cilën e kemi studiuar këto vitet e fundit”.
“Në nivelin molekular dhe në nivelin gjenetik veprohet që të identifikohet një formë që të na e rrisë imunitetin direkt kundër kësaj. Ne flasim për injektim të gjeneve, ose hipotetikisht injektim të një gjëje që do të prodhojë një gjë tjetër që quhet “S proteinë” që do ta mobilizojë organizmin që të reagojë kundër virusit”, tha mes tjerash Hasani.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...