“Shpërthen” dhuna në futbollin brazilian, futbollisti me goditje “Kung Fu” ndaj kundërshtarit

09:03 | 23 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Triumfi i Fluminese U17 ndaj Athletico Paranaense është shoqëruar edhe më një sherr të madh.

Nëntë lojtarë u përjashtuan nga ndeshja, ndërsa një lojtar ka bërë një goditje të tmerrshme në drejtim të kundërshtarit, përcjell GazetaBlic Sport.

Të dy skuadrat u ndeshën të hënën në mbrëmje dhe ndërsa Fluminese doli fitues dhe fitoi kampionatin U17 Brasileirao, historia e vërtetë erdhi pas lojës.

Ataide i Paranaense bëri faul në Joao Neto i cili filloi përlshjen me kundërshtarin e tij dhe ndezi përballjen fillestare.

Disa sekonda më vonë, fusha u mbush me lojtarë dhe zëvendësuesi Joao Gabriel bëri një goditje të tmerrshme në Neto, duke e goditur me taka në fytyrë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme