Zjarrfikësit e Strumicës e shpëtojnë 26-vjeçarin e aksidentuar, me mjete hidraulike e nxjerrin nga makina

08:46 | 23 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Zjarrfikësit e Strumicës të martën në mesnatë kanë realizuar një aksion, në të cilin e kanë shpëtuar një person, i cili ishte rrokullisur me makinën e tij.

Siç njoftojnë ata në Facebook, aksionin për shpëtimin e 26-vjeçarit e kanë marrë në ora 00:48, në bulevardin “Klimenti i Ohrit”, në Strumicë.

“Të martën (22.12.2020, në ora 00:48, në bulevardin ‘Klimenti i Ohrit’, në afërsi të stacionit të autobusëve, me një makinë zjarrfikëse dhe 6 zjarrfikës-shpëtues, kemi intervenuar në aksidentin në trafik, në të cilin ka marrë pjesë një makinë e llojit ‘Mercedes’”.

“Janë përdorur mjete speciale hidraulike për nxjerrjen e personit të lënduar nga makina, i cili më pas i është dorëzuar ekipit të ndihmës së shpejtë”, thuhet në njoftimin e zjarrfikësve të Strumicës.

Ndërsa edhe MPB e ka konfirmuar këtë aksident, prej ku thonë se bëhet fjalë për 26-vjeçarin S.G, i cili duke e drejtuar makinën e tij “Mercedes” e ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.

Ai ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spital./telegrafi

Денес (вторник) 22.12.2020 година, во 00.48 часот на бул. Климент Охридски во близина на новата автобуска станица , ТППЕ…

Posted by Пожарникари – Струмица on Monday, December 21, 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme