Google ADS

Të kërkuar nga Interpol për trafik droge, ekstradohen dy shqiptarë në Itali

08:42 | 23 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike arrestohen në Tiranë me qëllim ekstradimi drejt Italisë dy shtetas.

Sipas policisë është arrestuar një 49 vjeçar i cili është kishte rolin e një menaxheri të një grupi që merrej me trafikim droge. Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, merrej me sigurimin e lëndës narkotike të llojit kokainë.

Gjithashtu nga Interpol Tirana u ekstradua për në Itali shtetasi në kërkim ndërkombëtar Fation Xhezairi, 35 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata Apelit e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg, për veprën penale “Trafik droge”.

Njoftimi i plotë:

Ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike arrestohen në Tiranë me qëllim ekstradimi drejt Italisë dy shtetas.

Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, ekstradohen drejt Italisë 2 shtetas shqiptarë të kërkuar nga drejtësia italiane për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Nga Interpol Tirana u ekstradua drejt Italisë shtetasi në kërkim ndërkombëtar F. T., 49 vjeç banues në Lushnjë, për të cilin Gjykata e Pavias, Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprimtari kriminale në fushën e drogës. Shtetasi F. T. ka pasur rolin e menaxherit të një grupi që merrej me trafikim droge. Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, merrej me sigurimin e lëndës narkotike të llojit kokainë.

Po nga Interpol Tirana u ekstradua për në Itali shtetasi në kërkim ndërkombëtar Fation Xhezairi, 35 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata Apelit e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg, për veprën penale “Trafik droge”.

Nga fillimi i qershorit deri në fund të gushtit 2011, në një zonë të Italisë, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, është marrë me shitje të lëndëve narkotike dhe ka menaxhuar dorëzimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe heroinë nga tregtarë droge me origjinë nga Italia. Në disa raste ka hasur problematika për të marrë paratë që i kishin borxh tregtarët lokal të drogës, të cilët ai i kërcënonte dhe i detyronte me dhunë që t’i jepnin paratë.

Në Rinas, specialistët e Interpol Tiranës, të dy shtetasit e arrestuar ua kanë dorëzuar oficerëve të eskortës Interpol Roma, për shoqërimin drejt Italisë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme