Publicisti Shkëlzen Gashi e ka lidhur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që shpalli se Qeveria e Avdullah Hotit nuk është e ligjshme dhe se duhet shkuar në zgjedhje të reja, me ndërrimin e Administratës së SHBA-së.
Madje, ai tha se po të ishte ende në pushtet Richard Grenell do të ishte duke vazhduar Qeveria Hoti duke e implementuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, njofton Klan Kosova.
“Për vendimin paraprak që e rrëzon Qeverinë Kurti s’kam qenë i befasuar, por 100 për qind i bindur se Gjykata Kushtetuese e merr një vendim faktikisht çfarë sugjeron, propozon apo imponon bashkësia ndërkombëtare , e cila e ka krijuar këtë strukturë shtetërore të Kosovës dhe e cila e dirigjon. Dhe sikur të mos kishin ndodhur ndryshimet në SHBA në nëntor do ta kisha pasë të vështirë të besoj që kjo Gjykatë Kushtetuese e merr një vendim çfarë e mori sot. Kjo do të thotë që aasja e SHBA-së karshi Kosovës ka ndryshuar”.
Gashi ka thënë se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk janë njerëz që kanë integritet të lartë moral çfarë do të duhej ta kishin, prandaj edhe mënyrën se si i argumentojnë vendimet nuk janë profesionale.
“Vendimet e Kushtetueses kanë qenë të ndikuara prej politikës, në radhë të parë prej bashkësisë ndërkombëtare që e kanë udhëhequr apo më mirë me thënë që e kanë sunduar Kosovën në këto dy dekada”.
Gashi shtoi se po ashtu edhe presidenti Fatmir Sejdiu është rrëzuar për shkak të ndikimit të ndërkombëtarëve.
“Mund të duket si konspiracion, por bashkësia ndërkombëtare e ka parë se kjo Qeveri nuk do të mund të shtyjë përpara një proces të rëndësishëm siç është dialogu dhe e kanë matur mirë që vullneti i shumicës së popullësisë është kundër saj, madje edhe i vetë partnerëve që e kanë bërë këtë Qeveri”.
Gashi në Edicion Special ka thënë se ndërkombëtarët janë të interesuar të shtyjnë dy sende përpara: Gjykata Speciale, që sipas tij, veçse ka përfunduar dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Prandaj, Gashi mendon se çështja më e rëndë për Qeverinë potenciale të Albin Kurtit do të jetë pikërisht Asociacioni.
“Bashkësia ndërkombëtare e ka parë që albin Kurti është prej politikanëve më të votuar dhe besuar në hapësirat shqiptare dhe për të çuar përpara proceset që atyre iu interesojnë, Kurti është i pashmangshëm. Zgjedhjet në Podujevë e kanë vërtetuar se ai është një personalitet popullor”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...