Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, si institucion kushtetues ka për detyrë organizimin e zgjedhjeve, e në këtë drejtim KQZ është e gatshme të bëjë punën e saj ligjor e kushtetues, ndërkaq lidhur me përgatitjet e këtyre zgjedhjeve bëhet pikërisht pasi të shpallet data e mbajtjes së zgjedhjeve nga ana e ud e presidentit të vendit.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, ka bërë të ditur në RTK aktivitetin e KQZ-së, ku sipas tij menjëherë pas shpalljes së datës, KQZ nis me miratimin e planit operacinal, pastaj vendimi për shkurtimin e afateve kohore për organizimin e këtyre zgjedhjeve, sepse do të kemi pak ditë në dispozicion, sepse këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme.
“KQZ nuk ka buxhet te planifikuar sepse janë zgjedhje të jashtëzakonshme, në situata të tilla ai miraton kërkesën buxhetore dhe përcjellë në Qeverinë e Kosovës për miratim”, sqaroi ai.
Tutje ai theksoi se KQZ gjithashtu përcakton afatet kohore në fushatën zgjedhore në bashkëpunim me institucionet tjera, si psh IKSHPK, që do të kenë masa që qartëson lejimin apo moslejimin e takimeve në masë, ku përmes tyre partitë politike bëjnë aktivitetet e përcaktuara me qytetarët.
“Veç kësaj KQZ përcakton afatet kohore sa më të shkurta, sepse janë zgjedhje jashtëzakonshme që mund të zgjasin 10 ditë”, deklaroi Elezi.
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku