“Ato prindër vetushqyes që nuk arritën të aplikojnë për mbështetje prej 6.000 denarë, Qeveria do të mendojë t’i përfshijë në periudhën në vijim, me ndonjë masë të re”.
Këtë e tha sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska. Ajo deklaroi se nëse vazhdon kriza me pandeminë, deri për Vitin e Ri pritet në sistemin për mbrojtje sociale të futen edhe 6.000 familje.
Në sistem për momentin ka 32.500 familje që do të thotë se nga shkurti i këtij viti kur ishin 27.000, deri tani kanë hyrë 5.500 të reja.
“Ne nuk vendosim limit, nuk ka kufizime, sistemi do të hapet dhe t’i rekrutojë të gjithë qytetarët të cilët me të vërtetë kanë nevojë të futen si shfrytëzues të ndihmës së garantuar minimale”, theksoi ministrja.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Shahpaska kumtoi se gjithsej 5.700 prindër vetushqyes duhet ta shfrytëzojnë mbështetjen prej 6.000 denarë, të projektuar në pakon e katërt të masave antikrizë./Telegrafi/
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...