Sulmuesi holandez, Memphis Depay, është një nga emrat më të përfolur para afatit kalimtar të dimrit, pasi që kontrata e tij përfundon në qershor të vitit të ardhshëm dhe që nga janari ai është i lirë të bisedojë me klube të tjera.
Barcelona ka qenë e interesuar për shërbimet e holandezit edhe gjatë afatit kalimtar të verës, por që nuk arriti të transferonte për shkak të çmimit të lartë.
Kohëve të fundit edhe Juventus i është bashkuar garës për shërbimet e Depayt, pasi që trajneri Andrea Pirlo e dëshiron holandezin në janar dhe e sheh si një opsion me kosto më të ulët dhe i denjë për gjysmën e dytë të sezonit.
Por, Ronald Koeman dëshiron ende që të sjellë bashkatdhetarin e tij në Barcelonë, pavarësisht problemeve ekonomike nëpër të cilat është duke kaluar klubi.
Skuadra franceze Lyon është në dijeni që mund ta humbë falas sulmuesin e tyre në verë, prandaj mund të bëjnë lëvizje dhe të përfitojnë para në afatin kalimtar të janarit./Gazeta Express/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...