Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) ka marrë vendim të mbështesë Federatat Olimpike dhe Jo-Olimpike të Kosovës, pas vështirësive të krijuara nga përhapja e pandemisë Covid 19.
Shuma e ndarë për federatat është rreth 23 mijë euro, të cilat do të ndahen nga 700 Euro për Federatat Olimpike dhe 500 për Federatat Joolimpike të Kosovës.
Për federatat olimpike, KOK ka fituar fonde nga Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Komiteti Olimpik i Evropës (KOE) dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON).
Për të mos anashkaluar Federatat Jo-Olimpike, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut ka vendosur që këto federata të mbështeten nga të hyrat e sponsorëve të KOK-ut.
Gjatë këtij viti, KOK ka mbështetur edhe sportistët elitarë të sporteve të xhudos, boksit, mundjes dhe notit, bazuar në kërkesat e tyre për heqjen e shpenzimeve të përgatitjeve gjatë pandemisë./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...