PDK kërkon që zgjedhjet të mbahen në fund të janarit

15:50 | 22 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Fundi i janarit është momenti më i mirë për të shkuar në zgjedhje.

Kështu ka thënë nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas takimit disa minuta me U.D së Presidentes Vjosa Osmani, raporton portali arbresh.info

“Ishte takim konsultativ, PDK mendon se fundi i janarit do të ushte momenti më i mirë për të shkuar në zgjedhje pasi vendi mund të përballet më një ngërç politik. Ne si parti s’kemi diskutuar ende për koalicione por vesoj se si herëve të tjera më partitë minore edhe këtë herë do të bëjmë”.

Kujtojmë se ky ishte takimi i tretë me radhë i Osmanit më përfaqësuesit e partive politike për të caktuar datën e zgjedhjeve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila mbrëmë rrezoi Qeverinë Hoti.

Takimi i fundit për ditën e sotme do të jetë me Besnik Tahirin nga AAK.

Nesër agjenda e takimeve me partitë më të vogla nga Osmani pritet të vazhdojë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme