Google ADS

Ka filluar takimi Krasniqi – Osmani

15:13 | 22 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ka filluar takimi mes nënkryetarit të PDK-së Memli Krasniqi e U.D se Presidentit Vjosa Osmani.

Krasniqi në këtë takim ka ardhur i vetëm, raporton portali arbresh.info

Ndryshe ky është takimi i tretë me radhë i Osmanit më katër partitë politike sa ka paraparë për ditën e sotme.

Pas Krasniqit në zyrën e Osmanit pritet të shkojë Besnik Tahiri përfaqësues i AAK-së.

Këto takime janë duke u zhvilluar në tentim për të caktuar datën e zgjedhjeve pas vendimit për rrëzim të Qeverisë Hoti nga Gjykata Kushtetuese.

Vazhdimin e takeve me partitë e tjera më të vogla, Osmani pritet t’i zhvillojë edhe në ditën e mërkurë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme