Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxha, ka mbajtur një konferencë për media pas vendimit të Kushtetueses që e rrëzon qeverinë Hoti dhe e çon Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ai akuzoi qeverinë Hoti dhe atë Kurti për qeverisje të dobët dhe mashtrim të qytetarëve.
“Mendojmë se një vendim i tillë ka qenë i pritur për shkak të krizës politike. Qytetarët e Kosovës mjerisht dhe pa fajin e tyre për 14 muajt e fundit përjetuan zhgënjim, mashtrim, shpresë të vjedhur dhe premtime të pambajtura. Ajo që ka ndodhur është degradim institucional më i madhi që ka pasur vendi dhe dy qeveritë janë më të dobëtat në historinë e demokracisë tonë të re. Asnjë qytetar i Kosovës nuk e ka merituar këtë. Mendojmë që përgjegjës për një situatë të tillë janë të dy qeveritë. Vetëm lajmi i ditës së sotme i BQK-së që rënia ekonomike e vendit do të jetë 7.2 përqind është një shqetësim i madh për situatën e sotme”, tha ai.
Madje ai tha se përveç votimit të rimëkëmbjes ekonomike, vendimi i Kushtetueses ishin dy lajmet e vetme të mira që nga tetori i vitit të shkuar.
“ Ju e dini që gjatë një viti këto dy parti nuk kanë pasur sjellje shtetërore dhe as vetëdije shtetërore. Ne si parti demokratike dhe opozitare, ky degradim nuk na gëzon. Përkundrazi ne me qasjen tonë i kemi dhënë vendit një mbështetje. Të vetmet lajme të mira që nga tetori i vitit të shkuar janë projektligji për rimëkëmbje ekonomike dhe vendimi i djeshëm i Kushtetueses”, tha ai.
“PDK shumë shpesh dhe në mënyrë sistematike ka ftuar partitë që të mblidhen dhe ta votojnë shpërbërjen e parlamentit. Që nga tetori i vitit të kaluar, shumica e partive parlamentare kanë manipuluar me të drejtën e qytetarëve duke manipuluar me atë vullnet dhe duke pasur interesa të ngushta”, tha Hoxhaj në fund./Arbresh.info/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele