Ndjehet tërmet në Gostivar

14:38 | 22 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Një tërmet me madhësi 3.3 shkallë u ndie në pjesën perëndimore të Maqedonisë, kryesisht në Gostivar dhe Mavrovë.

Sipas të dhënave të EMSC, tërmeti u ndje në orën 12:57, ndërsa epiqendra ishte 18 km në veriperëndim të Gostivarit.

Përveç shqetësimit të banorëve, nuk ka asnjë informacion mbi dëmet./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme