Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër katër të pandehurve A.A., B.K., Sh.Z. dhe V.R., për veprat penale mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve, si dhe detyrimi, e mbetur në tentativë.
I pandehuri A.A., më 25.05.2010, me qëllim të kërcënimit dhe frikësimit, në hyrje të lokalit të të dëmtuarit H.K., ka vendosur dy herë radhazi granata dore dhe bombola gazi, ku njëra granatë ka shpërthyer pas mesnate dhe tjera granatë është gjetur e pashpërthyer.
Po i njëjti person më 07.09.2010, ka vendosur një granatë dore dhe një bombole gazi e të cilat kanë shpërthyer, me ç’rast për pasojë kanë shkaktuar rrezikim të përgjithshëm për jetën e njerëzve, pasurinë e tyre, si dhe janë shkaktuar dëme materiale në muret, dyert dhe dritaret e objektit aty pranë.
Të pandehurit A.A., B.K., Sh.Z. dhe V.R., më 25.05.2010, dhe 07.09.2010, duke vepruar si anëtarë të grupit, kanë kërcënuar H.K. që të veprojë në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që i pandehuri A.A., në pronën e të dëmtuarit H.K., në zyrat e tij në Prishtinë, ka vendosur dy herë radhazi granata dore dhe bombola gazi, i shtyrë nga B.K., Sh.Z. dhe V.R., me qëllim të kërcënimit dhe frikësimit që i njëjti të tërhiqet nga prona e tij në Milloshevë në sipërfaqe 91 hektarë të privatizuar nga AKP, ku i dëmtuari kishte 25% të sipërfaqes së përgjithshme të tokës, e që kjo përqindje është bazuar në marrëveshjen e bërë në mes të pandehurit t B.K., dhe tani të dëmtuarit H.K.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...