Google ADS

796 milionë euro mërgimtarët dërguan në Kosovë këtë vit

12:13 | 22 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Plot 796.5 milionë euro sollën në Kosovë vetëm këtë vit bashkatdhetarët.

Kështu tha guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti në konferencën vjetore, raporton portali arbresh.info

“Jam i lumtur që BQK ka arritur me sukses t’i realizojë objektivat e saj, me një sektor financiar të qëndrueshëm. Si në gjithë botën edhe në Kosovë masat e marra ndikuan në aktivitetin ekonomik. Sipas parashikimeve ka shënuar rënie 7.2%, që është më e rënda nga këto 20 vite. Dobësimi i perfomancës financiare të bizneseve ka shënuar rënie në investime. Shpenzimet e jo rezidentëve ka qenë 470 milionë eurove e ka rënie prej 60%.796.5 milionë euro ishin remitencat”, tha Mehmeti.

Ndryshe ekonomia në vend ka shënuar rënien më të madhe në 20 vite./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme