Gjykata Kushtetuese tashmë ka marrë vendim që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, kjo pasi që Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të Lëvizjes Vetëvendosje për kontestimin e votës së deputetit Etem Arifi gjatë votimit të “Qeverisë Hoti”.
Mirëpo, para se Gjykata Kushtetuese të merrte këtë vendim, Kosova kishte edhe president në detyrë, ndërkaq tani edhe kryeministër në largim.
Institucionet kryesore shtetëror janë me ushtrues detyre në Kosovë, duke filluar nga presidenti, kryeministri e shefi i AKI-së.
Një situatë e tillë nuk është aspak e mirë sa i përket vendimmarrjes dhe funksionimit institucional.
Njohësi i çështjeve politike në vend, Rasim Alija, ka thënë për lajmi.net, se kjo pozitë në të cilën gjendet Kosova është e dëmshme në kuptimin e demokracisë dhe ushtrimit të postit me kapacitete të plota.
“Pavarësisht se ligjet e parashohin pozicionet e ushtruesit të detyrës në çdo institucion duke i përfshirë të gjitha institucionet që veçse i përmende, patjetër që në aspektin e vendimmarrjes të plotë dhe funksionimit institucional e mbi të gjitha garantimit të funksionimit demokratik të të gjitha këtyre institucioneve, është e dëmshme në kuptimin sepse pozicioni nuk është i njëjtë si me ushtrues detyre të çfarëdo pozicioni si me dikë që e ushtron detyrën me kapacitetet e plota. Kemi këtu parasysh për shembull në rastin e ushtrimit ose në rastin e qeverisë në dorëheqje kur një kryeministër është i dorëhequr dhe quhet kryeministër në detyrë, nuk ka kapacitete që të marrë vendime të caktuara brenda qeverisë dhe kjo është ilustrimi më i mirë i mundshëm në kuptimin se çfarë do të mund të prodhonin situatat ku institucionet e caktuara funksionojnë me ushtrues detyre”, theksoi Alija.
Sipas tij, duke i parë këto praktika ku Gjykata Kushtetuese vendos për gjithçka, Kosova është shndërruar në një shtet ku vendimet i merr Gjykata Kushtetuese dhe që kjo gjë e çon vendin në një cikël pasigurie.
“Por mbi të gjitha është shumë e rëndësishme me e zbërthye këtë procesin se pse ka ndodhur deri te caktimi i ushtruesve të detyrës në institucione, duke marrë parasysh fijen e mbrapsht që është nis në kuptimin e jostabilitetit të qeverive, jostabilitetin demokratik të institucioneve. Të them të drejtën dikush mund ta shoh si funksionim të drejtë të demokracisë mirëpo rrëzimi dhe dërgimi i çështjeve kaq shpesh në Gjykatën Kushtetuese e ka bërë Kosovën gati, gati shtet që gjitha vendimet i merr Gjykata Kushtetuese, duke pasur parasysh këtu se dy presidentë dhe një rrëzim qeverie tashmë bëhet që Gjykata Kushtetuese i ka rrëzuar, rrjedhimisht jemi në këtë fazën e testimit të demokracisë sa i përket funksionimit demokratik institucional të vetë institucioneve. Pra lirisht me plotë gojë mund të themi se tanimë Kosova hyn në një cikël goxha të pasigurt në kuptimin se asgjë më nuk është e sigurt e mbi të gjitha nuk dihet se si do të veprohet tutje. Pra vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë pasoja edhe në kuptimin e funksionimit demokratik e institucional të vendit. Kjo është sa i përket edhe kësaj pjesës tjetër që pak thuhet në kuptimin se pse Kosova ka ardhur në situatën ku pothuajse të gjitha institucionet janë me ushtrues detyre e mbi të gjitha nuk dihet se a do të prodhojnë zgjedhjet e reja vendosje të njerëzve që kanë fuqi të plotë e që do të mund të hiqeshin këta ushtrues të detyrave dhe të viheshin persona kompetent në kuptimin e asaj që do të mund të kishim edhe president të zgjedhur edhe kryeministër të zgjedhur, sepse është hapur rruga që tashmë gjithçka të kontestohet”, potencoi Alija.
Theksojmë se aktualisht Kosova ka ushtrues detyre të presidentit, Vjosa Osmanin, Avdullah Hoti tashmë është kryeministër në largim, Policia e Kosovës është duke u udhëhequr me ushtrues detyre, Samedin Mehmeti, ndërkaq edhe AKI-ja është me ushtrues detyre, pasi që Hoti ka kërkuar dorëheqjen e Kreshnik Gashit nga posti i drejtorit të AKI-së.
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...