Wermuth: Shpresoj se populli i Kosovës do të zgjedhë rrugën përpara për të rivendosur besimin dhe legjitimitetin

10:21 | 22 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Deputeti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Cedric Wermuth, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila shpalli të pavlefshme votën e deputetit Ethem Arifi, nuk mund të çojë në asgjë tjetër përveç zgjedhjeve të reja.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se shpreson që populli i Kosovës do të rivendosë besimin dhe legjitimitetin në Kosovë.

Wermuth tutje ka shtuar se mezi pret që ta mbështetë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Dje Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi që zgjedhja e qeverisë së re në qershor nuk ishte në përputhje me kërkesat e Kushtetutës. Kjo nuk mund të çojë në asgjë tjetër përveç zgjedhjeve të reja. Unë vetëm mund të shpreh shpresat e mia se populli i Kosovës do të zgjedhë rrugën përpara për të rivendosur besimin dhe legjitimitetin në Kosovë”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme