Kur kanë kaluar më shumë se 11 muaj nga tentativa për grabitje e çiftit Laze, Petrit dhe Afërdita, është vënë në pranga autori, Markelian Cungu.
Media në Shqipëri njoftojnë se 23-vjeçari, autor i më shumë se 700 grabitjesh, edhe pse në një moshë të vogël, është arrestuar dje në Kosovë.
Grabitja ndodhi më 19 janar të vitit 2020. Cungu, fqinj i çiftit e njihte mirë zonën, kishte studiuar hyrjen në banesë dhe lëvizjet dhe së bashku me 28-vjeçarin tentuan grabitjen, por hasën në rezistencën e çiftit, për pasojë çifti i biznesmenëve Petrit dhe Afërdita Laze u plagosën me armë zjarri.
61-vjeçari mori një plumb në bark, ndërsa gruaja e tij ka një plagë në kofshë, sot në gjendje të mirë shëndetësore.
Markelian Cungu njihet në kartotekat kriminale të Komisariatit nr.3 si personi që ka kryer më tepër grabitje, ku bashkë me këtë të tanishmen, numri i vjedhjeve të kryera prej tij sipas policisë ka shkuar në 70. Kjo shifër është e regjistruar vetëm për sa i përket Komisariatit nr. 3, pasi në të gjithë komisariatet e Tiranës Cungu rezulton të ketë autorësinë në mbi 700 vjedhje/Shqiptarja.com.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...