Avdullah Hoti qëndroi si kryeministër 202 ditë

09:26 | 22 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

Pas këtij aktgjykimi të Kushtetueses pritet që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 40 ditësh nda data e shpalljes së tyre.

Por sa qëndroi Hoti në pozitën e kryeministrit?

Qeveria Hoti erdhi në pushtet me 3 qershor, që i bije se e ka udhëhequr vendin për 202 ditë.

Kujtojmë se Albin Kurti qëndroi si kryeministër për 50 ditë.

Në Kosovë në më pak se një vit, kanë rënë dy qeveri./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme