Një vrasje nga pakujdesia ka ndodhur në Komunën e Podujevës.
E për këtë policia ka arrestuar dy meshkuj pasi dyshohen se plagosën një femër, shkruan arbresh.info
Sipas Policisë e njëjta është dërguar në QKUK mirëpo nuk ka arritur të mbijetoj.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta, 13 fishek dhe një gëzhojë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se aksidentalisht kanë plagosur me armë zjarri viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK dhe pas një kohe e njëjta ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e PK.
Po ashtu në raportin e policisë thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy pistoleta dhe 13 fishek gëzhojë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?