Gjykata Kushtetuese, mbrëmë përmes një vendimi, shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi, derisa vendi pritet të shkojë brenda 40 ditësh në zgjedhje.
E ky vendim do të sjell mjaft telashe.
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), përmes një postimi në FB ka thënë se pikërisht buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë një nga çështjet problematike me të cilat do të ballafaqohet spektri politik.
Sipas tij, vendi rrezikon të futet në krizë buxhetore, e që asnjë pagesë nuk do të mund të realizohej nga buxheti i shtetit pas muajit janar
Ky është postimi i plotë i tij:
Një prej çështjeve më problematike me të cilat do të përballet spektri politik, pas vendimit të Kushtetueses, është buxheti për vitin e ardhshëm. Neni 24.1, paragrafi b, i Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, parasheh zgjatjen automatike e ndarjeve buxhetore vetëm për muajin janar të vitit pasues fiskal. Për zgjatjet tjera, që nuk mund të kalojnë periudhën 3 mujore, nevojitet vendim i Kuvendit.
Në rastin tonë, pas shpalljes së zgjedhjeve, juridikisht Kuvendi nuk do të ketë mundësi të mbledhet, andaj nuk do të ketë vendim për zgjatje. E meqë zgjedhjet mbahen në fund të janarit, është praktikisht e pamundur që një qeveri e re të formohet në shkurt, e cila do t’a votonte buxhetin, apo një Kuvend që do të votonte për zgjatjen e linjave buxhetore.
Praktikisht, i bie se vendi rrezikon të futet në krizë buxhetore, e që asnjë pagesë nuk do të mund të realizohej nga buxheti i shtetit pas muajit janar.
Opsion, ndonëse tejet diskutabil, mbetet që partitë politike parlamentare të votojnë nesër projektligjin për buxhetin me procedura të përshpejtuara para se U.D. e Presidentit të shpallë datën e zgjedhjeve.
Sidoqoftë, edhe në këtë rast shpërfaqet dilema e ngritur pikërisht nga LDK: A ka të drejtë Qeveria në detyre të ndërveprojë me Kuvendin? Sipas qëndrimeve të tyre të para disa muajve, jo./arbresh.info/
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...