Google ADS

Monika Kryemadhi tregon vendin se ku do të kandidojë më 25 prill

08:36 | 22 Dhjetor 2020
Arbresh.info

E ftuar në emisionin “Quo Vadiz’, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zbuluar dhe dy qarqet ku do të kandidojë. Ajo është shprehur se zonat ku do të kandidojë do të jenë Elbasanit dhe Fieri.

Ajo u shpreh se do të kandidojë në Elbasan pasi ka një borxh dhe në Fier për t’i dhënë një mundësi socialistëve.

“Fier, Elbasan me kodin e ri e kam të garantuar që do kandidoj. Elbasanit i kam një borxh dhe Fierit dua t’i jap një mundësi. Pse? Sepse dua t’i jap një mundësi socialistëve të Fierit, të cilët e gjejnë veten shumë afër me Monikën që ka qenë themeluese e Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar. Kështu që janë shumë miq të mi të vjetër , që kanë punuar me mua në vitet ’92, kur unë kam qenë gjimnaziste e më pas studente. Më pas jetojnë e punojnë në Fier, kemi bërë fushata bashkë dhe e gjejnë vetëm më pranë me Monika Kryemadhin sesa me dikë tjetër që nuk e lidh asgjë me Fierin. Dhe nga ana tjetër me kodin e ri zgjedhor, që Komisioni i Venecias e hodhi poshtë, nuk është demokratike që kryetarët e partive të mund të kandidojnë në katër qarqe, akoma nuk e kam menduar për qarqet e tjera nëse do kandidoj ose jo. Dy janë të sigurt, sepse Elbasani është një mundësi e jashtëzakonshme për të krijuar hapësira të reja për djem dhe vajza të Elbasanit, por edhe të Cërrikut dhe të Përrenjasit, sepse kemi pasur një përfaqësim jashtëzakonisht të mirë edhe në këto zona.”– ka thënë ajo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme