Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini, thotë se pezullimi i tatimit në pagë do të ndihmonte edhe në çështje ekonomike, raporton arbresh.info.
“Është dashtë me u pezullu tatimi në pagë. Nëse po thirremi që të ndihmojmë popullatës apo shtresës së ulët kish me qenë një ndihmë, sepse me ndihmën e 10 përqindëshit unë s’kam qenë i kënaqur sepse aty ka shkelje drastike të Ligjit mbi procesin e pagës”, është shprehur Ajdini për arbresh.info.
Në kuadër të rimëkëmbjes ekonomike sipas Ajdinit do të duhej të konsiderohej edhe pezullimi i tatimit në pagë.
“Me pas qenë korrekt, sipas mendimit sindikal është dashtë me shkua në mënyrë lineare të gjithë, nga 500 euro me ua jep të gjithëve. Gjithmonë shtresa më e ulët po është më e përbuzur edhe po konsideroj që kështu të lirohen nga tatimi, dhe për arsye të rimëkëmbjes ekonomike kish qenë një ndihmë për çështjet ekonomike. E konsideroj pozitive nëse bëhet një gjë e tillë”, deklaron Ajdini.
Ndryshe në faqen e ATK-së mund të shihni edhe se si kategorizohet paga, në bazë të shumës që merrni.
Paga nga 80 deri në 250 euro tatohet 6.30 euro.
Nga 250 deri në 450 tatohet 14.20 euro
Ndërsa mbi 400 euro tatohet 25.30 euro.
Paga rreth 1000 euro tatohet 72.80 euro./E.Haxhiu/arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...