Kryeministri Avdullah Hoti me 17 dhjetor ka liruar nga detyra Kreshnik Gashin, drejtorin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, pa dijeninë e u.d presidentes, Vjosa Osmani.
Ndonëse shefi i qeverisë nuk ka dhënë detaje për shkarkimin e tij, u raportua se kishe koordinim edhe me Vjosa Osmanin, shkruan arbresh.info.
“Ka pasur koordinim dhe dakordim të plotë ndërmjet u.d. Presidentes,Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Hoti sa i përket lirimit nga detyra të drejtorit të AKI-së . U.d Presidentja ka kërkuar nga Kryeministri që sa më parë të dakordohen rreth udhëheqësit të ri të AKI-së, mbi bazën e profesionalizmit, paanësisë politike dhe integritetit”, ishte njoftimi i lëshuar nga zyra e Osmanit disa orë pas shkarkimit.
Por, këtë koordinim nuk e konfirmoi as vetë shefi i qeverisë, Avdullah Hoti, ani pse pati disa paraqitje para mediave.
Arbresh.info, mëson se Osmani nuk ishte në dijeni për shkarkimin e Kreshnik Gashit.
Burimet brenda presidencës kanë thënë për arbresh.info, se nuk kishte as koordinim e as njohuri Osmani për shkarkimin e Gashit.
“ U.D. Presidente ishte ne vizitë zyrtare në Shqipëri kur u shkarkua Kreshnik Gashi, shefi i AKI-së dhe se nuk ishte në dijeni. Nga mediat ka dëgjuar se është liruar apo shkarkuar siç ka thënë Hoti, nga detyra Kreshnik Gashi, prandaj u dashtë kohë të dilet më një sqarim nga Osmani”, ka thënë ky burim.
Tutje arbresh.info, mëson se pikërisht për ketë Avdullah Hoti dhe Vjosa Osmani do të realizojnë një takim për konsultime të mëtejme.
Por, nga kabineti i Osmanit kanë provuar të japin sqarim se ka koordinim mes saj e kryeministrit Avdullah Hoti.
Në përgjigjen e këshilltarit për media, Bekim Kupina, dërguar Arbresh.info, nuk ka ndryshuar asgjë nga njoftimi i lëshuar më parë.
“Ka pasur koordinim dhe dakordim të plotë ndërmjet u.d. Presidentes, Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Hoti sa i përket lirimit nga detyra të drejtorit të AKI-së . u.d Presidentja ka kërkuar nga Kryeministri që sa më parë të dakordohen rreth udhëheqësit të ri të AKI-së, mbi bazën e profesionalizmit, paanësisë politike dhe integritetit”, ka thënë Kupina.
Ndryshe, sipas ligjit për AKI-në, thuhet se brenda 20 ditëve duhet të emërohet shefi i ri i këtij agjencioni.
Në nenin 5.3, thuhet se Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin, emërojnë së bashku Drejtorin e AKI brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë./arbresh.info/
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...