Google ADS

Çka ndodh sot në Kosovë

07:07 | 22 Dhjetor 2020
M. A.

09:00 Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, vizitojnë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Dardania”.(ShFMU “Dardania”, Prishtinë)

09:30Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës)

09:30Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz, do të bëjnë përurimin e përfundimit të punimeve për fazën e dytë të shtegut të biçikletave “Downhill”. (Prizren)

10:00U.d Presidentja Vjosa Osmani do të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Selia e PD-së)

10:00Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për medie me temë “Performanca e gjyqësorit gjatë muajve prill – shtator 2020, në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”. (Hotel “Sirius)

10:15EdGuard Institute publikon raportin mbi mbarëvajtjen e mësimit në pandemi. Merr pjesë ministri i Arsimit, Ramë Likaj. (Qendra Kërkimore, “Pejton”, Prishtinë)

11:00Paraqitja e parë e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Hysni Gucatit si i akuzuar para Gjykatës Speciale. (Hagë)

11:00U.d Presidentja Vjosa Osmani në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të Çelësit të Qytetit. (Bashkia e Tiranës)

11:45U.d Presidentja Vjosa Osmani do të takohet me ish-Presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha.

14:00Paraqitja e parë e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Nasim Haradinajt, si i akuzuar para Gjykatës Speciale. (Transmetim live: www.scp-ks.org/sq/transmetim)

14:00Me rastin e hapjes së edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theater Festival”, mbahet konferencë për medie. (Teatri “Faruk Begolli”, AAB

14:00Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë nis fushatën për promovimin e sjelljeve të duhura në parandalimin e Covid-19. Në event merr pjesë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ambasadori britanik, Nicholas Abbott etj. (Sheshi “Zahir Pajaziti”)

Të ngjashme