Jetlir Zyberaj nga Aleanca për Kosovën e Re ka thënë në Speciale të Klan Kosovës se kjo parti e vlerëson vendimin e gjykatës kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti si absolutisht të drejtë, dhe që do të hapë rrugë për zgjidhjen e krizës institucionale.
“Realisht, Gjykata Kushtetuese duket se tashmë i ka dhënë zgjidhje agonie që u krijua veçanërisht në tri muajt e fundit, ku asnjë vendim praktikisht nuk ishte e pamundur që të kalonte në Kuvend”, ka thënë Zyberaj në Speciale të Klan Kosovës.
“Nëpërmjet këtij vendimi për qytetarët e Kosovës dhe për subjektet politike, për interesat e Kosovës është i padiskutueshëm. I jepet rrugë zgjidhjes së problemit të krizës institucionale e cila është shkuarja drejt kutive të votimeve për të rilegjitimuar institucionet e vendit”.
“E vlerësojmë si një vendi absolutisht të drejtë dhe të ardhur në këto momente të kësaj krize që po e kalon vendi”.
Zyberaj tha se partia të cilës i përket pritet që në ditët në vijim të vijë me një plan se si do t’iu hyjë zgjedhjeve.
“AKR është e fokusuar që t’i nënshtrohet procesit zgjedhor. Mbetet në vijim që të zgjidhet forma se si do të garojmë në zgjedhje”, ka thënë Zyberaj.
“Realisht, edhe pse vendim i pritur ky vendim erdhi prapë befas në këto orët e vona të sotme dhe besoj se në ditët në vijim do të jetë e qartë edhe rruga e përfaqësimit të AKR-së në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen brenda 40 ditëve”.
Yjet e njohur të Hollywood që u zotuan se do të largohen nga...
Përurohet çerdhja në Muzeqinë të Shtimës
Rezi pyetet nëse ndihet i lodhur nga loja e tij?
Përplasje me Rovenën, Rezi ia përmend Atilla-n: E bëre shok ...
Agjencia evropiane për klimën: Mund të jetë sërish viti më i...
Limaj: 14 vjet kam kaluar në procese gjyqësore, s’ka qenë e ...