Kryetari i Komunës së Gjakovës nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini ka kërkuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani që të mos shpallë menjëherë zgjedhjet e parakohshme, pasi kjo e fundit ka paralajmëruar një takim për nëse me të gjitha partitë politike për të diskutuar mbi datën e zgjedhjeve të reja.
“Presidentja në detyrë duhet të kërkojë votimin e buxhetit para se të shkojmë në zgjedhje. Përndryshe rrezikojmë destabilizim total në pranverë”, ka shkruar Ardian Gjini në një postim në Facebook.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim sonte pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje mbi votën kontestuese të deputetit Ethem Arifi në ditën e zgjedhjes së Qeverisë Hoti më 3 qershor, sipas së cilës vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme brenda 40 ditësh.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...