Turqia mëngjesin e sotëm ka filluar testimin e pasagjerëve që mbërrijnë nga Britania e Madhe për shkak të llojit të ri të koronavirusit, pasi zyrtarët shëndetësorë në Britani konfirmuan se po përhapet me shpejtësi në këtë vend.
Të gjitha detajet e kontaktit të pasagjerëve janë marrë dhe atyre u kërkohet të vetë-izolohen.
Turqia mbrëmë vonë iu bashkua vendeve tjera evropiane në ndalimin e fluturimeve nga Britania dhe vendet e tjera për shkak të shqetësimeve rreth llojit të ri më infektues të koronavirusit.
Në një postim në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se si pjesë e masave të gjithë udhëtarët që janë akoma në fluturime do të testohen dhe se do të zbatohen rregullat e karantinës kur të mbërrijnë.
“Masat kryhen në koordinim të plotë”, shtoi Koca.
Masa erdhi pasi disa vende evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Austrinë, njoftuan pezullim të fluturimeve nga Britania e Madhe.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po ashtu u kërkoi vendeve evropiane të dyfishojnë masat e tyre shëndetësore për shkak të virusit të ri./AA/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...