Kanadaja izolon Ontarion

23:08 | 21 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ontario, krahina më e populluar e Kanadasë, me 14 milionë banorë, do të riizolohet nga e shtuna, njoftoi sot kryeministri i saj, Doug Ford.

“Ribllokimi do të zgjasë 28 ditë në jug të provincës dhe 14 ditë në veriun më pak të populluar”, shtoi ai në një konferencë shtypi.

“Kjo masë e vështirë është padyshim e nevojshme për të shpëtuar jetë dhe për të parandaluar që spitalet tona të mbingarkohen në javët e ardhshme”, shpjegoi ai.

Ky bllokim ndalon veçanërisht mbledhjet private në ambiente të mbyllura jashtë rrethit familjar dhe mbylljen e bizneseve jothelbësore.

Restorantet dhe bizneset jothelbësore do të jenë të hapura vetëm për të marrë porosi ose për të bërë dërgesa.

Me këtë njoftim, gati dy të tretat e kanadezëve do të jenë në izolim të pjesshëm ose të plotë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme