Talat Xhaferi: Unë nuk kam dyshime, do të vaksinohem

22:23 | 21 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, në një intervistë për TV21 foli për vaksinën anti-kovid.

Ai tha se nuk ka dyshime për besueshmërinë e vaksinës dhe beson në vendimet e OBSH-së.

Xhaferi tha se në qoftë se do të jetë nevoja do të vaksinohet.

“Nuk ka nevojë me bë fushatë negative për vaksinën”, deklaroi Xhaferi.

Ndryshe, vaksina anti-covid në Maqedoninë e Veriut pritet të arrijë në muajt e parë të vitit 2021.

Ndërsa sot mediumet raportuan se edhe presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden, sot e ka marrë dozën e parë të vaksinës.

Të ngjashme