Google ADS

Basha i VV-së, Qeverisë Hoti: ”Haberin s’e keni çka po bëni – vetëm po i rrisni vatrat e infeksionit”

20:23 | 21 Dhjetor 2020
L G

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhim jo të duhur me pandeminë e koronavirusit, duke i shkaktuar kështu sipas tij, dëme edhe ekonomisë së vendit.

Ai në një postim në facebook ka shkruar se kufizimi aktual i orarit deri në 18:00 po shkakton nguti e tollovi, andaj sipas tij do të ishte adekuate që orari i lëvizjes të zgjatet deri në orën 21:00, përcjellë Klan Kosova.

”Iu ka dal dore edhe pandemia, edhe ekonomia.

Shumica e qytetarëve punojnë deri në ora 16:00, respektivisht 17:00.

Kufizimi i orarit deri në ora 18:00 vetëm çka po shkakton nguti e tollovi, sepse secili po mundohet me u taku për një kafe ose të kryejë obligime brenda këtyre 2/3 orëve. Parës kam mbet 30 minuta në 500 m, pra po shkakton super-tollovi edhe në rrugë edhe nëpër kafiteri/restorante, dhe njëkohësisht po krijon edhe më shumë vatra të infeksionit”.

”Duke mos lënë anash dëmin ekonomik. Janë duke e bankrotuar edhe sektorin privat edhe shtetin.

Shto këtu ardhjen e mërgatës, e cila është vet Rimëkëmbja dhe vet Ekonomia, jo rimëkëmbje hajgare si këta që i kanë veç në letër.
Krejt çka kërkohet është që orari të shtyhet së paku deri 21:00 dhe të respektohen masat nga të gjithë”.

”Virusi nuk ka orar, vetëm duhet respektim të masave. Ai lokal/restorant/kafeteri që nuk i respekton rregullat, dënoje dhe mbyllja herën e parë një muaj, herën e dytë tre, edhe e sheh a i respekton pastaj. Nuk mundeni të dënoni krejt shabllon për shkak disa që nuk respektojnë rregullat.

Përndryshe, haberin s’e keni çka po bëni, dhe me këtë (mos)menaxhim vetëm çka po i rritni vatrat e infektimit dhe po e çoni n’kolaps vendin duke falimentuar edhe shtetin edhe sektorin privat!”.

Të ngjashme