Një numër i madh i bashkatdhetarëve kosovarë, që jetojnë dhe punojnë në vendet e ndryshme të Europës, ia kanë mësyer Kosovës ku do t’i kalojnë festat e fundvitit.
Vetëm gjatë vikendit nga pikat kufitare kanë hyrë mbi 56 mijë mërgimtarë.
Kështu tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.
“Bazuar në informacionet që i kemi nga pikat kuftare mund të them se numri i personave të kontrolluar që kanë hyrë me mjete të ndryshme gjatë kanë qenë 56 mijë e 655 persona, përderisa në dalje kanë qenë diku 1 mijë e 23 persona. Mirëpo edhe numri i qytetarëve që kanë hyrë nga pikat kufitare në cilësi të këmbësoreve kanë qenë 2 mijë e 300 persona në hyrje, përderisa në dalje 1 mijë e 555 persona”.
Por, disa nga ta ishin cak i vjedhjeve.
Ndaj Policia e Kosovës, në funksion të sigurimit të një ambienti më të qetë për mërgimtarët dhe që ata të mos jenë më cak i hajnave, ka bërë thirrje që mos të lihen gjërat në veturë në pjesët e dukshme.
“Bashkëatdhetarët tanë të kenë një vigjilencë dhe kujdes më të shtuar gjatë parkimit të automjeteve të tyre që mos ti lënë në vende të errësuara dhe hapësira ku nuk janë të sigurta, dhe njëkohësisht mos të lënë gjësendet e tyre brenda veturave apo në pjesët e dukshme. Qoftë rroba apo çanta”.
Kelani theksoi se Policia e Kosovës është duke ndërmarr aktivitete për të parandaluar vjedhjet ndaj bashkëatdhetarëve dhe sigurimin të një ambienti sa më të sigurtë për të gjithë qytetarët e vendit.
Sonte beteja e golashënuesve ndërmjet Gyokeres dhe Haaland
Alonso rikthehet në “Anfield”, por tashmë si kundërshtar i “...
Zhegrova kërkon të vazhdoj magjinë në Champions League
Atilla i flet për raportin me Drenushën dhe qëllimin në shtë...
Kontrolle në katër shkolla në Mitrovicë, sekuestrohen thika ...
Artiola Toska shtatzënë për herë të parë në moshën 51-vjeçar...