Franca po konsideron rihapjen e kufirit të saj me Britaninë e Madhe pas mbylljes për shkak të shqetësimeve rreth klasterit të ri të koronavirusit.
Ministri i Shëndetësisë, Jean-Baptiste Djebbari, tha se takimet ishin duke u zhvilluar për rihapjen e sigurt të kufirit me Britaninë e Madhe, i cili u mbyll përkohësisht gjatë fundjavës.
“Në orët në vijim, në nivel evropian, ne do të vendosim një protokoll të fortë shëndetësor në mënyrë që qarkullimi nga Britania e Madhe të rifillojë. Prioriteti ynë është të mbrojmë shtetasit dhe bashkëqytetarët tanë”, tha Djebbari.
Në një intervistë për BFMTV, Djebbari gjithashtu tha se qytetarët francezë të mbërthyer aktualisht në Britani të Madhe që dëshirojnë të kthehen në shtëpi mund të kthehen me kryerjen e testit PCR.
“Udhëtarët që janë aktualisht në Britaninë e Madhe ose ata që janë të përfshirë në transportin e mallrave mund të gjejnë qendrat e duhura, të kryejnë testin e duhur dhe të plotësojnë kushtet me shpejtësi për t’u kthyer në Francë”, tha Djebbari.
Pezullimi i të gjithë trafikut nga Franca për 48 orë ka shkaktuar kaos të madhe të trafikut të mallrave duke kërcënuar të ndikojë në furnizimet me ushqim të freskët në Britani të Madhe gjatë festave të Krishtlindjeve.
Shoqatat e kamionistëve, si dhe furnizuesit e ushqimit dhe pijeve nga të dy vendet u kanë bërë thirrje autoriteteve të përjashtojnë trafikun e mallrave nga ndalimi dhe të lejojnë rifillimin e trafikut me Britaninë e Madhe, pasi mijëra kamionë janë bllokuar midis Dover dhe Calais ndërsa tuneli “Channel” mbetet i mbyllur.
Federata Kombëtare e Transportit Rrugor të Francës (FNTR) tha se ishte “shumë e shqetësuar për situatën e shoferëve francezë të cilët do të bllokohen nëpër Kanal”.
“Ata janë mbërthyer në parqe kamionësh pa tualete, po bëhet një katastrofë. Asnjë shofer nuk dëshiron të shpërndaj në Britani tani, kështu që Brtiania e Madhe do të shohë si furnizimi i saj i mallrave fillon të shuhet”, u raportua nga mediat lokale Vanessa Ibarlucea, zëdhënëse e FNTR-së.
Ian Wright, drejtor i përgjithshëm i Federatës së Ushqimit dhe Pijeve të Britanisë së Madhe, në twitter shkroi se pezullimi ka potencialin të shkaktojë kaos serioz në furnizimet e ushqimeve të freskëta të Krishtlindjeve në Britani të Madhe, si dhe eksportet e ushqimit dhe pijeve.
“Qeveria duhet të bindë shumë urgjentisht qeverinë franceze të përjashtojë transportin e mallrave nga ndalimi i saj”, u shpreh Wright.
Rreth 10 mijë kamionë në ditë udhëtojnë mes Dover dhe Calais gjatë sezonit të pikut. Tuneli i cili u hap në vitin 1994, u mbyll më parë në tre raste për shkak të incidenteve të zjarrit, hera e fundit në vitin 2008./AA/
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...