Google ADS

Katër skuadra në garë për blerjen e Bernardeschita

17:25 | 21 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Federico Bernardeshci pritet të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Me ardhjen e trajnerit të ri Andrea Pirlo, hapësirat për anësorin italian kanë qenë shumë të pakta.

Qëllimi i lojtarit është që të luaj në Euro 2021 me Italinë dhe dëshiron që të luaj më shumë.

Kjo ka bërë që Juventusi ta nxjerr në shitje reprezentuesin italian për të cilin paguan 40 milionë tri vite më parë.

Drejtuesit e Zonjës së Vjetër e dinë që nuk mund ta nxjerrin investimin nga shitja e lojtarit, por qëllimi i tyre është që të fitojnë 20 milionë euro nga shitja e tij.

Roma dhe Napoli janë dy skuadrat e mëdha italiane që janë interesuar për transferimin e tij.

Megjithatë lojtari ka ofertë nga Atletico Madrid në La Liga dhe Borussia Dortmund në Bundesliga.

26-vjeçari këtë edicion është aktivizuar në 14 ndeshje ku ka vetëm një asistim.

Të ngjashme