Google ADS

Suedia pezullon fluturimet nga Britania e Madhe dhe Danimarka

17:15 | 21 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Suedia i është bashkangjitur listës së vendeve që kanë pezulluar fluturimet nga Britania e Madhe për të parandaluar përhapjen e një koronavirusi të ri.

Arbresh.info transmeton se Suedia gjithashtu ka ndaluar udhëtarët edhe nga Danimarka.

“Për të zvogëluar rrezikun e përhapjes në vend, qeveria ka vendos që të vendos ndalesën për Britaninë e Madhe dhe Danimarkës,” ka thënë ministri i Punëve të Brendshme Mikael Damberg në një konference për media.

Në komunikatë thuhet se nga ndalesa përjashtohen vetëm qytetarët suedez.

Autoritetet e Sëmundjeve Infektuese në Danimarkë, javën e kaluar kanë thënë se kanë zbuluar 9 raste të mutacionit të ri të COVID-19, shkruan The Guardian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme