Edhe Shqipëria, thuajse si gjithë Evropa ka ndaluar fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar. Ky vendim ka ardhur pas zbulimit të variantit të ri të coronavirusit në Britaninë e Madhe.
Kujtojmë se sot në Aeroportin e Rinasit ka mbërritur në orët e parë të mëngjesit të sotëm avioni i parë nga Londra.
Ndërkohë që në Rinas për ditën e nesërme ishin parashikuar tre fluturime që do të mbërrinin nga Londra: Në orën 01:25, i dyti në orën 11:20 dhe fluturimi i tretë do të jetë në 11:25. Ndërkohë në rajon, edhe Maqedonia e Veriut ka bllokuar fluturimet në Britaninë e Madhe për të frenuar përhapjen e variantit të ri të virusit britanik. /tch/
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...
Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...