Google ADS

Nga 28 dhjetori lejohen vikendet për të dënuarit dhe vizitat familjare

16:40 | 21 Dhjetor 2020
L G

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka bërë të ditur se nga 28 dhjetori do të lejohen vizitat e familjarëve për të burgosurit si dhe shkuarja e tyre në vikende.

Megjithatë, sipas SHKK-së duhet të zbatohen disa masa mbrojtëse nga familjarët për të vizituar të burgosurit, raporton arbresh.info.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 28 dhjetor 2020, do të fillojë me lejimin e vikendeve për të dënuarit dhe vizitave familjare. Si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojmë me pranimin e vetëm një (1) anëtari të familjes. Gjatë vizitës së tyre, në hyrje të institucioneve korrektuese familjarët janë të obliguar të respektojnë masat anticovid, (distancën sociale, vendosjen e maskës, dezinfektues)”, bënë të ditur SHKK.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim./arbresh.info/

Të ngjashme