Google ADS

Hoti deklarohet për krizën me Listën Serbe, tregon si do të tejkalohet

15:45 | 21 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka konfirmuar dallimet me Listën Serbe. Ani pse nuk i bëri të ditura kërkesat e partnerit qeverisës, kreu i ekzekutivit tha se janë duke bërë përpjekje për t’i tejkaluar këto dallime, por gjithnjë duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

“Janë disa çështje që i kemi brenda koalicionit me ta, të cilat po mundohemi t’i zgjidhim vetëm në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën dhe marrëveshjet e Brukselit që kemi. Në asnjë formë tjetër, po bëjmë përpjekje, janë duke punuar institucionet përkatëse, besoj që do të tejkalojmë. Nëse arrijmë të tejkalojmë, do të tejkalojmë vetëm sipas ligjeve në fuqi”, tha ai.

Këtë qëndrim Hoti e dha pas një vizite në qytetin e Gjakovës./ Arbresh.info/

 

 

Deklarohen nga Qeveria për mungesën e Listës Serbe në mbledhjen e Qeverisë

Hoti: Janari është vonë për zgjedhjen e presidentit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme